BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g17 nr. 6 f. 10-11
  • Një vizitë në Zelandën e Re

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vizitë në Zelandën e Re
  • Zgjohuni!—2017
Zgjohuni!—2017
g17 nr. 6 f. 10-11
Milford Saund, Zelanda e Re

Milford Saund

VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Zelandën e Re

Hartë e botës ku tregohet Zelanda e Re

KA TË ngjarë që rreth 800 vjet më parë fiset maori lundruan mijëra kilometra përmes oqeanit dhe u vendosën në Zelandën e Re. Toka që zbuluan s’ngjante fare me ishujt tropikalë të Polinezisë që kishin lënë pas. Këtu kishte male, akullnaja, burime termale dhe borë. Rreth pesë shekuj më vonë, në vend erdhën banorë të tjerë, kësaj here nga Evropa e largët. Sot shumica e banorëve të Zelandës së Re pranojnë se traditat e tyre kanë origjinë anglo-saksone dhe polineziane. Gati 90 për qind e popullsisë jeton në qytet. Qyteti i Uellingtonit njihet si kryeqyteti më jugor në botë.

Pishina natyrore me baltë që vlojnë në Ishullin Verior të Zelandës së Re

Pishina natyrore me baltë që vlon në Ishullin Verior

Me një peizazh spektakolar e të larmishëm, s’është çudi që ndonëse pak e izoluar, Zelanda e Re tërheq çdo vit deri në tre milionë turistë.

Pemë fieri të argjendta

Pema e fierit të argjendtë mund të arrijë një lartësi që i kalon 10 metrat

Takahe, shpend jofluturues

Deri më 1948 mendohej se takahe, një shpend jofluturues, ishte zhdukur

Vendi ka një faunë unike e të larmishme. Këtu gjenden më tepër lloje shpendësh jofluturues se në çdo vend tjetër. Gjithashtu është shtëpia e një lloj hardhuce që quhet tuatara, e cila mund të jetojë deri në 100 vjet. Gjitarët e vetëm vendës janë pak lloje lakuriqësh nate dhe disa gjitarë të mëdhenj deti, si balenat dhe delfinët.

Dëshmitarët e Jehovait janë aktivë në Zelandën e Re prej pothuajse 120 vjetësh. Ata u mësojnë të tjerëve Biblën në të paktën 19 gjuhë, përfshirë gjuhët polineziane: niueane, rarotongane, samoane dhe tongane.

Maorë duke interpretuar një këngë

Maorë me veshje tradicionale duke kërcyer gjatë një kënge

A E DINI?

Emri Zelanda e Re vjen nga Zeeland, një rajon në Holandë. Në gjuhën maori quhet Aotearoa «Toka e resë së bardhë të gjatë.»

Ndonëse shumica e neozelandezëve flasin anglisht, gjuha vendëse, maori, është rigjallëruar e tani mësohet në shkolla. Siti zyrtar i Dëshmitarëve të Jehovait, jw.org, disponohet edhe në gjuhën maori.

  • POPULLSIA: 4,7 MILIONË

  • KRYEQYTETI: UELLINGTON

  • VENDI: ISHULLI VERIOR KARAKTERIZOHET NGA AKTIVITETI VULLKANIK E TERMAL. ISHULLI JUGOR KA ME MIJËRA AKULLNAJA

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo