Kënga 37
Të bëjmë një emër të mirë pranë Perëndisë
1. Prej Perëndis’ ton’
ne miratim kërkojm’.
Shqet’simi yn’ ësht’
që veç Të të gëzojm’.
Një emër t’mir’ gjithmon’,
t’bëjm’ si Jah na mëson.
Kjo pran’ tij na sjell,
bekimet shton.
2. Me fjal’ dhe vepra
një emër do t’fitojm’.
Nga zemra e bëjm’,
kështu ne dëshirojm’.
Por nëse për çdo gjë,
nga Jah anojm’ gjithnjë,
kurr’ pa bekime,
jo, nuk na lë.
3. Një emër po bëjm’
ndërsa Jah mir’ dëgjojm’.
Dhe kjo na duhet
në kohën që jetojm’.
Kur mbrojmë Fjal’n e tij
dhe shpallim ç’do të vij’,
bëjm’ që si mik Jah
pran’ nesh të rrij’.
4. Jan’ dit’ të liga
dhe masat duhen marr’
për t’bër’ një emër
të mir’ në radh’ të par’.
Të ndjekim drejtësin’
dhe ta urrejm’ lig’sin’,
Mbret’rin’ ta shpallim
me gjith’ fuqin’.