Kënga 150
Buka nga qielli
1. Jah, Ati yn’ në qiej,
në përjet’si, jo, nuk ndryshon.
Me g’zim të thurim lavde
dhe emrin tënd lartojm’ gjithmon’.
Ti si Bari i dashur, udh’hoqe besnik’risht
një popull që me manë ushqeve vazhdimisht.
Prej shkëmbit ti uj’ nxore,
nuk le të etur më të jen’
dhe në Kanaan i çove,
t’ushqyer e të lumtur qen’.
2. Kjo man’ që nga ti morën
vet’ Birin tënd Jah përfaq’son.
La çdo lavdi në qiell,
t’shpëtoj’ njer’zimin që rënkon.
Ësht’ vet’ buka nga qielli,
që jetën e tij dha për të shpëtuar njer’zit,
oh, ç’shembull ky Bir la. Ne me besim të marrim
nga kjo buk’që na jep Jah sot.
Çdo dit’ prej saj të hamë;
që bota kurr’ të mos na ndot’.
3. K’të lajm t’bukës nga qielli,
kujt ka uri nuk mund t’ia mbajm’.
Por sa her’ jepet rasti,
me ‘delet’ me dëshir’ ta ndajm’.
Le t’i ndihmojm’ gjith’ njer’zit
që duan drejtësin’,
që të arrijn’ shpëtimin e të bekojn’ Per’ndin’.
Dhe kur Harmagedoni të kryhet
me sukses nga Jah, ne lavde do t’i thurim;
ka bër’ gjithçka ashtu siç tha.