BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be mësimi 2 f. 86-f. 88 par. 3
  • Fjalët e thëna qartë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fjalët e thëna qartë
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i ngjashëm
  • Përdore për mirë fuqinë e gjuhës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • ‘Fjalë të mira, që ndërtojnë’
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • Folurit (të)
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A je «shembull . . . në të folur»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be mësimi 2 f. 86-f. 88 par. 3

MËSIMI 2

Fjalët e thëna qartë

Çfarë duhet të bësh?

Thuaji fjalët në mënyrë të tillë që auditori t’i kuptojë me lehtësi. Kjo përfshin (1) të përdorësh siç duhet organet e të folurit dhe (2) të kuptosh ndërtimin e fjalëve.

Pse kanë rëndësi?

Kur flet qartë, të tjerët mund ta kuptojnë atë që thua. Fjalët që shprehen qartë mund të kenë më shumë peshë.

PËR të komunikuar me efektshmëri, duhet të flasësh qartë. Ajo që dëshiron të thuash mund të jetë interesante, e madje e rëndësishme, por një pjesë e mirë e saj do të humbasë po qe se fjalët e tua nuk kuptohen me lehtësi.

Njerëzit nuk motivohen nga të folurit që në të vërtetë nuk e kuptojnë. Dikush mund të ketë zë të lartë dhe të dëgjohet me lehtësi, por nëse i thotë të bashkuara fjalët, ato nuk do t’i nxitin të tjerët për të vepruar. Do të ishte sikur të fliste një gjuhë të huaj, të pakuptueshme për dëgjuesin. (Jer. 5:15) Bibla na kujton: «Sikur trumbeta të nxirrte si sinjal një tingull të paqartë, kush do të përgatitej për betejë? Po ashtu edhe ju, po të mos thoni me anë të gjuhës fjalë që kuptohen lehtësisht, si do të merret vesh se çfarë po thuhet? Do të ishit, në fakt, duke folur në erë.»​—1 Kor. 14:8, 9.

Çfarë e bën të paqartë të folurit? Ndoshta hapja e gojës jo aq sa duhet. Në qoftë se muskujt e nofullave janë të ngurtësuar dhe buzët pothuajse nuk lëvizin fare, fjalët do të dëgjohen mbyturazi.

Edhe po të flasësh tepër shpejt mund t’ua bësh të vështirë të tjerëve që të të kuptojnë. Është si të dëgjosh një regjistrim në kasetë, ku shiriti lëviz më shpejt se ç’duhet. Fjalët thuhen të gjitha, por është e vështirë t’u kapësh domethënien.

Në disa raste, të folurit e paqartë mund të jetë për shkak të ndonjë problemi në organet e të folurit. Por edhe ata që duhet të luftojnë me këtë problem mund të bëjnë shumë për t’u përmirësuar, duke zbatuar sugjerimet në këtë mësim.

Megjithatë, shpesh të folurit e paqartë vjen kur dikush i bashkon fjalët, domethënë i thotë shpejt dhe pa i ndarë, kështu që është e vështirë t’i kuptosh. Problemi mund të jetë që i kapërcen rrokjet a shkronjat e rëndësishme ose i ha fjalët në fund. Kur dikush i thotë fjalët të bashkuara me njëra-tjetrën, dëgjuesit mund të kapin disa ide dhe shprehje, por të tjerat duhet t’i gjejnë me hamendje. Kur një njeri nuk i thotë qartë fjalët, mësimdhënia e tij mund të mos jetë edhe aq e efektshme.

Si të flasësh qartë? Një faktor i rëndësishëm për t’i thënë qartë fjalët është të kuptosh ndërtimin e fjalëve në gjuhën tënde. Në shumicën e gjuhëve, fjalët përbëhen nga rrokjet. Rrokjet përbëhen nga një ose më shumë shkronja që shqiptohen së bashku. Në këto gjuhë normalisht duhet t’i shqiptosh të gjitha rrokjet kur flet, ndonëse jo të gjitha duhen theksuar në të njëjtën masë. Nëse dëshiron të përmirësosh qartësinë e të folurit, fol ngadalë dhe bëj ç’të mundesh për të shqiptuar çdo rrokje. Në fillim të folurit tënd mund të tingëllojë me një saktësi pak të tepruar, por duke u ushtruar, pak nga pak do të fitosh përsëri të folurit e rrjedhshëm. Natyrisht që për hir të rrjedhshmërisë disa fjalë do t’i thuash të bashkuara, por kjo duhet të shmanget nëse ka rrezik të errësojë kuptimin e fjalëve.

Kujdes: për t’i shprehur sa më qartë fjalët mund të ushtrohesh duke folur e duke lexuar në një mënyrë tepër të saktë. Por, mos lejo që kjo të bëhet mënyra jote normale e të folurit. Do të tingëllonte si artificiale dhe e panatyrshme.

Në qoftë se fjalët i thua disi mbyturazi, mëso ta mbash kokën lart dhe ta largosh mjekrën nga kraharori. Kur lexon Biblën, mbaje librin në lartësinë e duhur, me qëllim që kur ta kalosh shikimin nga auditori te Bibla të të mjaftojë vetëm një ulje e lehtë e syve. Kjo do të bëjë që fjalët të të dalin lirshëm.

Duke mësuar të çlirohesh nga tensioni, do ta përmirësosh të folurit. Dihet që tensioni në muskujt e fytyrës ose në muskujt që kontrollojnë frymëmarrjen mund të ketë efekt negativ në mekanizmin e të folurit. Ky tension pengon bashkërendimin e harmonishëm që duhet të ekzistojë ndërmjet mendjes, organeve të të folurit dhe kontrollit të frymëmarrjes​—një bashkëveprim që duhet të jetë i lirshëm dhe i natyrshëm.

Muskujt e nofullave duhet të jenë të shtendosur, me qëllim që t’i përgjigjen menjëherë drejtimit që jep truri. Edhe buzët duhet të jenë të shtendosura. Ato duhet të jenë gati që të zgjerohen dhe të tërhiqen shpejt, për të shprehur tingujt e shumtë të prodhuar në gojë dhe në fyt. Nëse nofullat dhe buzët janë të tendosura, goja nuk do të hapet sa duhet dhe tingulli do të detyrohet të dalë ndërmjet dhëmbëve. Kjo do të bëjë që zëri të dalë i ngjirur, i mbytur dhe i paqartë. Megjithatë, të shtendosësh nofullat dhe buzët nuk do të thotë që të jesh i shkujdesur kur shqipton fjalët. Kjo duhet të ekuilibrohet me zakonin e formimit të tingujve, në mënyrë që të folurit të jetë i qartë.

Duke analizuar situatën tënde, mund ta shohësh të dobishme të lexosh me zë. Vëzhgo me kujdes se si po i përdor organet e mrekullueshme të të folurit. A e hap gojën mjaftueshëm, me qëllim që tingujt të dalin pa pengesë? Mos harro se gjuha nuk është i vetmi organ i të folurit, ndonëse është më i përdoruri. Qafa, nofulla e poshtme, buzët, muskujt e fytyrës dhe muskujt e fytit, të gjithë luajnë rol. Kur flet, a të duket sikur e bën këtë pa e lëvizur fytyrën? Nëse po, atëherë ka shumë mundësi që të folurit tënd të jetë i paqartë.

Në qoftë se ke magnetofon, regjistroje zërin kur flet natyrshëm, ashtu siç do të flitje me dikë në shërbimin në fushë. Regjistroje zërin tënd për disa minuta ndërsa bisedon. Duke e dëgjuar këtë regjistrim mund të përcaktosh me saktësi ndonjë problem që ke për shqiptimin e qartë të disa fjalëve. Ndiqe regjistrimin për të parë nëse i ke ngrënë fjalët, ke folur mbyturazi ose i ke shkurtuar fjalët. Përpiqu të përcaktosh shkakun. Zakonisht të metat mund të rregullohen duke punuar në pikat që u trajtuan më sipër.

A ke ndonjë problem në të folur? Ushtrohu duke e hapur gojën pak më shumë sesa e hapje më parë dhe përpiqu t’i shqiptosh fjalët edhe më me kujdes. Mbushi mushkëritë me ajër kur merr frymë dhe fol ngadalë. Kjo i ka ndihmuar shumë të tjerë që kanë pasur probleme në të folur të flasin më qartë. Në qoftë se nuk i shqipton mirë tingujt fishkëllyes, largoje gjuhën nga dhëmbët e përparmë kur shqipton fjalë që përfshijnë tingujt s, z, sh dhe zh. Edhe sikur problemi yt të mos zgjidhet plotësisht, mos u dëshpëro. Kujto që Jehovai zgjodhi Moisiun, i cili mund të ketë pasur një problem në të folur, për t’i përcjellë mesazhe jetësore si popullit të Izraelit, ashtu edhe faraonit të Egjiptit. (Dal. 4:10-12) Po të jesh i gatshëm, ai do të të përdorë edhe ty e do ta bekojë shërbimin tënd, duke e bërë të suksesshëm.

SI TA ARRISH?

  • Thuaj dhe lexo qartë çdo fjalë më vete​—me shqiptimin e duhur, me volum të mjaftueshëm dhe me një ritëm të arsyeshëm.

  • Mos i ha fjalët ose mos i shqipto të bashkuara me njëra-tjetrën, pasi kështu ua bën të vështirë dëgjuesve të kuptojnë domethënien e tyre.

  • Mbaje kokën lart dhe hape gojën mjaftueshëm kur flet.

  • Ushtrohu duke i shtendosur muskujt e qafës, të nofullave, të buzëve, të fytyrës dhe të fytit.

USHTRIM: Fol siç flet normalisht. Sa e hap gojën? A ke nevojë ta hapësh edhe pak, me qëllim që t’i përdorësh në mënyrë më të plotë muskujt e fytyrës? Ushtrohu duke e bërë këtë ndërkohë që lexon me zë Mateun 8:23-27. Sigurohu që ta kesh kokën të ngritur lart dhe përpiqu t’i shtendosësh muskujt e nofullave.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo