BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ll pjesa 8 f. 18-19
  • Ç’kuptim ka për ty vdekja e Jezuit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’kuptim ka për ty vdekja e Jezuit?
  • Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Jezu Krishti​—I dërguar nga Perëndia?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Për Mbretërinë e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë
ll pjesa 8 f. 18-19

PJESA 8

Ç’kuptim ka për ty vdekja e Jezuit?

Jezui vdiq që ne të jetojmë. Gjoni 3:16

Disa gra po shikojnë varrin bosh të Jezuit

Tri ditë pas vdekjes së Jezuit, disa gra shkuan te varri i tij dhe e gjetën bosh. Jehovai e kishte ringjallur Jezuin.

Jezui u shfaqet apostujve të tij e më pas ngjitet në qiell

Më vonë, Jezui iu shfaq miqve të tij, apostujve.

Po, Jehovai e kishte ringjallur Jezuin si një engjëll të fuqishëm dhe të pavdekshëm. Disa nga ata që rrinin me Jezuin, pra dishepujt e tij, e panë kur u ngrit në qiell.

  • Jezui na dha mundësinë që të marrim jetën e përhershme.​—Romakëve 6:23.

  • Çfarë ndodh me ne ngaqë jemi mëkatarë?​—Romakëve 5:12.

Perëndia e ringjalli Jezuin dhe e bëri Mbret të Mbretërisë së Perëndisë. Danieli 7:13, 14.

Gjatë mbretërimit të tij, Jezui sundon mbi njerëzit në parajsën tokësore

Jezui dha jetën që të çlironte njerëzimin. (Mateu 20:28) Kështu, Perëndia na jep mundësinë të jetojmë përgjithmonë.

Jehovai e caktoi Jezuin si Mbret që të sundojë mbi tokën. Me të do të jenë 144.000 njerëz besnikë që ringjallen nga toka në jetën qiellore. Jezui dhe këta 144.000 besnikë formojnë një qeveri qiellore të drejtë​—Mbretërinë e Perëndisë.​—Zbulesa 14:1-3.

Mbretëria e Perëndisë do ta bëjë tokën parajsë. Nuk do të ketë më luftëra, krime, varfëri dhe uri. Njerëzit do të jenë vërtet të lumtur.​—Psalmi 145:16.

  • Çfarë bekimesh do të sjellë Mbretëria e Perëndisë?​—Psalmi 72.

  • Duhet të lutemi që të vijë Mbretëria e Perëndisë.​—Mateu 6:10

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo