BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yp1 f. 48
  • Ja një model​—Jakobi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ja një model​—Jakobi
  • Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • Material i ngjashëm
  • Jakobi dhe Esau pajtohen
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Jakobi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Binjakë që ishin të ndryshëm
    Libri im i tregimeve biblike
  • Jakobi merr trashëgiminë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
yp1 f. 48

Ja një model​—Jakobi

Jakobi dhe vëllai i tij, Esau, nuk kanë folur prej vitesh. Në fakt, Esau e urren Jakobin. Edhe pse Jakobi nuk ka bërë asgjë të keqe, është pikërisht ai që merr iniciativën për të sheshuar problemet midis tyre. Ai hap rrugë. Qëllimi i tij nuk është të fitojë çështjen duke treguar se ka të drejtë, por të fitojë dashurinë e vëllait. Jakobi nuk bën kompromis me parimet e tij, por as nuk këmbëngul që vëllai t’i kërkojë patjetër të falur para se të pajtohen.​—Zanafilla 25: 27-34; 27:30-41; 32:3-22; 33:1-9.

Si i zgjidh mosmarrëveshjet me pjesëtarët e familjes? Ndonjëherë mund të mendosh se ke 100 për qind të drejtë, kurse vëllai, motra ose prindi e ka 100 për qind gabim. Në situata të tilla, a pret që hapin e parë ta hedhë personi tjetër? Apo mund të veprosh si Jakobi? Kur nuk hyjnë në mes parimet biblike, a do të jesh i gatshëm të hapësh rrugë për hir të paqes? (1 Pjetrit 3:8, 9) Jakobi nuk lejoi që krenaria të përçante familjen. Ai u përul dhe rifitoi dashurinë e vëllait. A do të veprosh edhe ti po njësoj me pjesëtarët e familjes tënde?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo