BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • fg mësimi 9 pyet. 1-5
  • Si të kesh familje të lumtur?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të kesh familje të lumtur?
  • Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Material i ngjashëm
  • Si të kesh familje të lumtur?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Çfarë thotë Bibla për martesën?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Si të kemi sukses në jetën familjare
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
Shih më tepër
Një lajm i mirë nga Perëndia
fg mësimi 9 pyet. 1-5

MËSIMI 9

Si të kesh familje të lumtur?

1. Pse martesa është jetësore për lumturinë familjare?

Një çift po celebrohet

Lajmi i mirë vjen nga Jehovai, Perëndia i lumtur, i cili dëshiron që familjet të jenë të lumtura. (1 Timoteut 1:11) Martesën e themeloi ai. Martesa e ligjshme është jetësore për lumturinë familjare, sepse siguron një vatër të sigurt ku të rriten fëmijët. Ata që duan t’i binden Perëndisë, duhet të respektojnë ligjet e vendit për regjistrimin e martesës.​— Lexo Lukën 2:1, 4, 5.

Si e sheh Perëndia martesën? Ai do që të jetë një lidhje e përhershme mes burrit e gruas. Jehovai do që bashkëshortët të jenë besnikë ndaj njëri-tjetrit. (Hebrenjve 13:4) Ai e urren divorcin. (Malakia 2:16) Megjithatë, lejon që dikush të divorcohet dhe të rimartohet nëse bashkëshorti tjetër kryen kurorëshkelje.​—Lexo Mateun 19:3-6, 9.

2. Si duhet ta trajtojnë njëri-tjetrin bashkëshortët?

Një çift i lumtur

Jehovai i krijoi burrin e gruan në një mënyrë që të plotësojnë njëri-tjetrin në martesë. (Zanafilla 2:18) Si kryefamiljar, burri duhet të marrë drejtimin që t’i sigurojë familjes të mirat materiale dhe ta mësojë për Perëndinë. Duhet të ketë dashuri vetëmohuese për të shoqen. Bashkëshortët duhet ta duan e ta respektojnë njëri-tjetrin. Meqë nuk ka bashkëshortë të përsosur, të mësosh të falësh është një çelës për një martesë të lumtur.​—Lexo Efesianëve 4:31, 32; 5:22-25, 33; 1 Pjetrit 3:7.

3. A duhet t’i jepni fund një martese të palumtur?

Nëse hasni vështirësi në martesë, të dy duhet të mundoheni ta trajtoni me dashuri njëri-tjetrin. (1 Korintasve 13:4, 5) Fjala e Perëndisë nuk këshillon ndarjen si rrugëdalje për problemet e zakonshme në martesë.​—Lexo 1 Korintasve 7:10-13.

4. Fëmijë, çfarë dëshiron Perëndia për ju?

Prindërit po ndihmojnë fëmijët në shtëpi

Jehovai do që të jesh i lumtur. Ai të jep këshillat më të mira si ta gëzosh fëmijërinë. Do që të nxjerrësh dobi nga mençuria dhe përvoja e prindërve. (Kolosianëve 3:20) Jehovai, Krijuesi yt, do edhe të kënaqesh duke bërë atë që kërkon ai dhe Biri i tij.​—Lexo Eklisiastiun 11:9–12:1; Mateun 19:13-15; 21:15, 16.

5. Prindër, çfarë u duhet fëmijëve që të jenë të lumtur?

Prindi po bisedon me fëmijën

Patjetër, duhet të punoni shumë që t’u siguroni fëmijëve ushqim, strehim dhe veshje. (1 Timoteut 5:8) Por ama, që ata të jenë të lumtur, duhet t’i mësoni të duan Perëndinë e të mësojnë nga ai. (Efesianëve 6:4) Shembulli juaj ndërsa tregoni dashuri për Perëndinë mund të lërë gjurmë të thella në zemrën e fëmijës. Kur mësimi juaj bazohet te Fjala e Perëndisë, fëmija mund të stërvitet të ketë gjykim të mirë.​—Lexo Ligjin e përtërirë 6:4-7; Proverbat 22:6.

Fëmijëve u bën mirë kur u jepni zemër dhe i lavdëroni. Ata kanë nevojë edhe për ndreqje e disiplinë. Ky edukim i mbron nga ajo lloj sjelljeje që mund t’u grabitë lumturinë. (Proverbat 22:15) Gjithsesi, disiplina s’duhet të jetë asnjëherë e ashpër ose mizore.​—Lexo Kolosianëve 3:21.

Dëshmitarët e Jehovait botojnë një sërë librash enkas për të ndihmuar prindërit e fëmijët. Këta libra bazohen në Bibël.​— Lexo Psalmin 19:7, 11.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 14 të librit Çfarë na mëson Bibla?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo