BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ypq pyetja 5 f. 15-17
  • Po nëse jam viktimë e bullizmit në shkollë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Po nëse jam viktimë e bullizmit në shkollë?
  • Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje
  • Material i ngjashëm
  • Po nëse më ngacmojnë «të fortët»?
    Të rinjtë pyesin
  • Të lirë nga prepotenca
    Zgjohuni!—2003
  • Prepotenca: Disa shkaqe dhe pasoja
    Zgjohuni!—2003
  • Prepotenca: Problem botëror
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje
ypq pyetja 5 f. 15-17
Një çun ngacmon një tjetër para shokëve të klasës

PYETJA 5

Po nëse jam viktimë e bullizmit në shkollë?

PSE KA RËNDËSI

Mënyra si përgjigjesh, mund t’i përmirësojë ose t’i përkeqësojë gjërat.

ÇFARË DO TË BËJE TI?

Imagjino këtë situatë: Tomasi nuk do që të shkojë në shkollë as sot, as nesër, as kurrë. Gjithçka nisi 3 muaj më parë kur shokët e shkollës përhapën thashetheme dashakeqe për të. Pastaj filluan t’i vinin nofka. Ndonjëherë përplasen me të për t’i rrëzuar librat nga dora e hiqen sikur ishte pa dashje, ose ndonjë nga grupi pas tij e shtyn, dhe kur Tomasi kthehet, bëjnë sikur s’dinë gjë. Dje arriti kulmin kur e kërcënuan online . . .

Po të ishe Tomasi, çfarë do të bëje?

NDALU E MENDO

Nuk je i pafuqishëm. Në fakt mund t’i bësh ballë bullizmit pa grushta. Si?

  • MOS REAGO. Bibla thotë: «Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por kush është i mençur, mban një frymë të qetë deri në fund.» (Proverbat 29:11) Nëse qëndron sa më i qetë të jetë e mundur, të paktën nga jashtë, ata që të ngacmojnë, mund të heqin dorë.

  • MOS IA KTHE ME TË NJËJTËN MONEDHË. Bibla pohon: «Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe.» (Romakëve 12:17) Hakmarrja vetëm sa do ta përkeqësonte situatën.

  • SHMANGI TELASHET. Bibla thotë: «Mendjehollë është ai që e sheh të keqen dhe fshihet.» (Proverbat 22:3) Shmangi sa të mundesh ngatërrestarët dhe situatat ku mund të të ngacmojnë.

  • BEFASOJI ME PËRGJIGJEN TËNDE. Në Bibël thuhet: «Përgjigjja e butë e largon tërbimin.» (Proverbat 15:1) Madje, mund t’ia kthesh me humor. Për shembull, nëse dikush të vë në lojë se je i shëndoshë, mund të ngresh supet e të thuash: «S’do të ishte keq t’i humbja ca kile!»

  • IK! «Kur hesht dhe largohesh, tregon se je i pjekur dhe më i fortë se ai që po të bie në qafë,​—thotë Nora 19-vjeçare.—​Kështu tregon vetëkontroll, diçka që ai nuk e ka.»​—2 Timoteut 2:24.

  • KI BESIM NË VETVETE. Shpesh ngacmuesit arrijnë t’i dallojnë ata që mendojnë negativisht për veten e si pasojë ka më pak të ngjarë të vetëmbrohen. Nga ana tjetër, shumë prej tyre do të të lënë rehat nëse shohin se nuk po i lejon të ndikojnë te ti.

  • FOL ME DIKË. Një ish-mësuese shprehet: «Do t’i nxitja të gjitha viktimat e bullizmit që të tregojnë. Kjo është e drejtë dhe mund të ndihmojë që dikush tjetër të mos bëhet viktimë.»

Një djalë përballon me vetëbesim dikë që e ngacmon

Siguria te vetja do të të japë atë lloj force që «të fortët» nuk e kanë

A E DINI?

Përveç sulmeve fizike, bullizmi mund të përfshijë edhe:

  • Nga goja e ngacmuesit dalin fjalë si zjarr

    Sulmet verbale. «S’do t’i harroj kurrë sharjet e tyre ose gjërat që më thoshin. Më bënin të ndihesha e pavlerë, person i padëshiruar dhe kot fare. Më mirë të më kishin goditur.»​—Selina, 20 vjeçe.

  • Një çun i ulur vetëm ngaqë e kanë shmangur bashkëmoshatarët

    Veçimin nga shoqëria. «Shokët e klasës filluan të më shmangnin. Silleshin sikur nuk kishte vend për mua në tavolinë, që të mos haja drekë me ta. Për një vit të tërë qaja dhe haja vetëm.»​—Hejli, 18 vjeçe.

  • Një e re largohet rrëmbimthi nga ekrani i kompjuterit pasi bie viktimë e ngacmimeve kibernetike

    Ngacmimin kibernetik. «Vetëm duke shtypur disa taste në tastierën e kompjuterit, mund t’ia nxish reputacionin dikujt, madje edhe jetën. Mund të duket e ekzagjeruar, por ndodh.»​—Danieli, 14 vjeç.

PYETËSOR

E VËRTETË APO E RREME?

PËRGJIGJE

1 Bullizmi ka ekzistuar prej mijëra vjetësh.

1 E vërtetë. Për shembull, Bibla flet për një grup njerëzish, nefilimët, emër që do të thotë «ata që rrëzojnë të tjerët».​—Zanafilla 6:4.

2 Bullizmi është thjesht tallje e padëmshme. Nuk është diçka serioze.

2 E rreme. Një numër i madh të rinjsh kanë kryer vetëvrasje për shkak të bullizmit.

3 Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund është duke ua kthyer.

3 E rreme. Ngacmuesit shpesh janë më të fuqishëm se viktimat, prandaj është e kotë t’ua kthesh.

4 Nëse je dëshmitar i një rasti bullizmi, është më mirë të shohësh punën tënde.

4 E rreme. Në këtë rast nuk ka spektator të pafajshëm. Nëse sheh një rast të tillë dhe nuk thua gjë, mund të bëhesh pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.

5 Prapa të folurit prepotent, shpesh «të fortët» fshehin pasigurinë e tyre.

5 E vërtetë. Megjithëse disa «të fortë» janë tepër të sigurt te vetja, shumë të tjerë janë të pasigurt dhe ulin të tjerët për t’u ndier vetë më mirë.

6 «Të fortët» mund të ndryshojnë.

6 E vërtetë. Me ndihmën e të tjerëve, edhe ata mund të ndryshojnë mënyrën e të menduarit dhe sjelljen.

HAPAT QË DUA TË BËJ

  • Çfarë do të bëj ose do të them nëse dikush më ngacmon?

ZBULO MË SHUMË

Mund t’i bësh ballë bullizmit pa grushta

Shih videon me skicime Mund t’i bësh ballë bullizmit pa grushta në www.pr2711.com. (Shih te MËSIME BIBLIKE > ADOLESHENTËT)

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo