BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 27 f. 68-f. 69 par. 2
  • Rebelohen kundër Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rebelohen kundër Jehovait
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Shkopi i Aaronit çel lule
    Libri im i tregimeve biblike
  • Abirami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Korahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • T’i nënshtrohemi me besnikëri autoritetit hyjnor
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 27 f. 68-f. 69 par. 2
Korahu dhe përkrahësit e tij qëndrojnë para Moisiut dhe Aronit

MËSIMI 27

Rebelohen kundër Jehovait

Ca kohë më vonë, kur izraelitët ishin në shkretëtirë, Korahu, Datani, Abirami dhe 250 burra të tjerë u rebeluan kundër Moisiut dhe Aronit. Ata u thanë: ‘Mjaft më me ju! Pse u dashka që ti të jesh udhëheqësi ynë dhe Aroni kryeprifti ynë? Jehovai është me të gjithë ne, jo vetëm me ty dhe Aronin.’ Jehovait nuk i pëlqeu kjo. Ai e konsideroi rebelim ndaj tij!

Moisiu i tha Korahut dhe përkrahësve të tij: ‘Hajdeni nesër në tabernakull dhe sillni me vete mbajtëset e zjarrit të mbushura me temjan. Jehovai do të na e tregojë kë ka zgjedhur.’

Ditën tjetër Korahu dhe 250 burrat shkuan të takonin Moisiun në tabernakull. Atje dogjën temjan si të ishin priftërinj. Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit: ‘Ndahuni nga Korahu dhe burrat që janë me të.’

Edhe pse Korahu kishte shkuar te Moisiu në tabernakull, Datani, Abirami dhe familjet e tyre nuk pranuan të shkonin. Jehovai u tha izraelitëve të largoheshin nga tendat e Korahut, Datanit dhe Abiramit. Izraelitët u larguan menjëherë. Datani dhe Abirami po rrinin jashtë tendave të tyre bashkë me familjet. Papritur, toka u hap dhe i përpiu! Ndërsa në tabernakull zbriti një zjarr nga qielli që dogji Korahun dhe 250 burrat që ishin me të.

Toka hapet dhe përpin Datanin, Abiramin me familjet e tyre

Më pas Jehovai i tha Moisiut: ‘Merr një shkop nga udhëheqësi i çdo fisi dhe shkruaj emrin e udhëheqësit në të. Por te shkopi i fisit të Levit shkruaj emrin e Aronit. Vëri brenda tabernakullit dhe shkopi i atij burri që do të zgjedh, do të çelë lule.’

Të nesërmen Moisiu i nxori jashtë të gjithë shkopinjtë dhe ua tregoi udhëheqësve. Shkopi i Aronit kishte çelur lule dhe kishte nxjerrë bajame të bëra. Në këtë mënyrë, Jehovai vërtetoi që kishte zgjedhur si kryeprift Aronin.

«Jini të bindur ndaj atyre që marrin drejtimin mes jush dhe jini të nënshtruar.»—Hebrenjve 13:17

Pyetje: Pse Korahu dhe përkrahësit e tij u rebeluan kundër Moisiut? Si e dimë se Jehovai zgjodhi si kryeprift Aronin?

Numrat 16:1–17:13; 26:9-11; Psalmi 106:16-18

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo