BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 30 f. 76
  • Rahaba fsheh zbuluesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rahaba fsheh zbuluesit
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Rahaba kishte besim te Jehovai
    Mësoji fëmijët
  • Rahaba ia vuri veshin lajmit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Rahaba fsheh zbuluesit
    Libri im i tregimeve biblike
  • Rahaba «u shpall e drejtë nga veprat»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 30 f. 76
Rahaba mbron zbuluesit duke i dërguar ushtarët në një drejtim tjetër

MËSIMI 30

Rahaba fsheh zbuluesit

Kur zbuluesit izraelitë shkuan në qytetin e Jerikosë, qëndruan në shtëpinë e një gruaje që quhej Rahaba. Mbreti i Jerikosë e mori vesh këtë, prandaj dërgoi ushtarë në shtëpinë e Rahabës. Ajo i fshehu dy zbuluesit në çati dhe i dërgoi ushtarët në një drejtim tjetër. Pastaj u tha zbuluesve: ‘Unë do t’ju ndihmoj, sepse e di që Jehovai është me ju dhe se do t’jua japë vendin. Ju lutem, më premtoni që do ta shpëtoni familjen time.’

Zbuluesit i thanë Rahabës: ‘Të premtojmë se askush brenda shtëpisë sate nuk do të pësojë gjë.’ Më pas i thanë: ‘Lidh një litar të kuq në dritare dhe familja jote do të shpëtojë.’

Shtëpia e Rahabës me një litar të kuq lidhur te dritarja, nuk shembet ndërkohë që muret e Jerikosë rrafshohen

Rahaba i ndihmoi zbuluesit të zbritnin nga dritarja me një litar. Ata shkuan në male dhe u fshehën për tri ditë para se të ktheheshin te Josiu. Pastaj izraelitët kaluan lumin Jordan dhe u bënë gati për të marrë vendin. Qyteti i parë që morën ishte Jerikoja. Jehovai u tha të marshonin përreth qytetit një herë në ditë, për gjashtë ditë me radhë. Ditën e shtatë, ata i ranë shtatë herë rreth e përqark qytetit. Pastaj priftërinjtë u ranë trumbetave dhe ushtarët bërtitën me sa fuqi kishin. Muret e qytetit u shembën. Por shtëpia e Rahabës që ishte pjesë e mureve të qytetit, nuk lëvizi nga vendi. Rahaba dhe familja e saj shpëtuan, ngaqë ajo besoi te Jehovai.

«Po njësoj, a nuk u shpall e drejtë nga veprat edhe Rahaba, . . . pasi i mirëpriti vëzhguesit dhe i nisi nga një udhë tjetër?»—Jakovi 2:25

Pyetje: Pse i ndihmoi Rahaba zbuluesit? Si e sulmuan izraelitët Jerikonë? Çfarë ndodhi me Rahabën dhe familjen e saj?

Josiu 2:1-24; 6:1-27; Hebrenjve 11:30, 31; Jakovi 2:24-26

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo