BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 57 f. 138-f. 139 par. 2
  • Jehovai dërgon Jereminë për të predikuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jehovai dërgon Jereminë për të predikuar
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Jeremia foli gjithmonë për Jehovain
    Mësoji fëmijët
  • «Nuk mund të hesht»
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
  • Çfarë miqsh do të zgjedhësh?
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
  • «T’i vura fjalët e mia në gojë»
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 57 f. 138-f. 139 par. 2
Jeremia thyen një poç balte përpara pleqve

MËSIMI 57

Jehovai dërgon Jereminë për të predikuar

Jehovai e zgjodhi Jereminë që të ishte profet për popullin e Judës. Ai i tha t’i predikonte popullit dhe t’i paralajmëronte që të mos bënin më të këqija. Jeremia tha: ‘O Jehova, unë s’jam veçse një djalosh. Nuk di t’i flas popullit.’ Jehovai e siguroi: ‘Mos ki frikë. Do të të tregoj unë ç’të thuash. Do të të ndihmoj unë.’

Po ashtu, Jehovai i tha Jeremisë të mblidhte pleqtë e popullit, të thyente para tyre një poç balte dhe të thoshte: ‘Kështu do të thyhet edhe Jerusalemi.’ Kur Jeremia bëri si i tha Jehovai, pleqtë u nxehën shumë. Një prift që quhej Pashkur, e rrahu dhe ia vuri këmbët dhe duart në fallaka. Gjithë natën, Jeremia s’mund të lëvizte. Në mëngjes Pashkuri e la të lirë. Jeremia tha: ‘Nuk mundem më. Nuk do të predikoj më.’ Por, a u dorëzua vërtet Jeremia? Jo. Kur u mendua pak më mirë, tha: ‘Mesazhi i Jehovait është si zjarr brenda meje. Nuk pushoj dot së predikuari.’ Jeremia vazhdoi ta paralajmëronte popullin.

Kaluan vite dhe Juda pati një mbret tjetër. Priftërinjtë dhe profetët e rremë e urrenin mesazhin e Jeremisë. Ata u thanë princave: ‘Ky njeri e ka hak vdekjen.’ Jeremia iu përgjigj: ‘Nëse më vritni, do të vritni një njeri të pafajshëm. Unë them fjalët e Jehovait, nuk flas nga vetja.’ Kur princat e dëgjuan këtë, u shprehën: ‘Ky njeri nuk e ka fare hak vdekjen.’

Jeremia vazhdoi të predikonte, prandaj princat u zemëruan shumë. I kërkuan mbretit që Jeremia të vritej. Mbreti u tha se mund të bënin çfarë të donin me të. Ata e kapën Jereminë dhe e hodhën në një pus të thellë me llucë, duke shpresuar se do të vdiste atje. Jeremia filloi të zhytej në llucë.

Ebed-Meleku dhe burrat që mori me vete nxjerrin Jereminë nga pusi

Atëherë një zyrtar oborri që quhej Ebed-Melek i tha mbretit: ‘Princat e kanë hedhur Jereminë në pus. Po e lamë atje, do të vdesë.’ Mbreti e urdhëroi Ebed-Melekun të merrte me vete 30 burra dhe ta nxirrte nga pusi Jereminë. A nuk duhet të jemi si Jeremia, i cili nuk lejoi asgjë ta ndalte së predikuari?

«Për shkak të emrit tim, të gjithë do t’ju urrejnë, por ai që qëndron deri në fund, do të shpëtojë.»—Mateu 10:22

Pyetje: Pse Jeremia iu bind Jehovait edhe kur ishte i ri? Cilët u përpoqën ta ndalonin Jereminë të predikonte?

Jeremia 1:1-19; 19:1-11; 20:1-13; 25:8-11; 26:7-16; 38:1-13

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo