BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 70 f. 166-f. 167 par. 2
  • Engjëjt lajmërojnë lindjen e Jezuit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Engjëjt lajmërojnë lindjen e Jezuit
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Ku dhe kur lind Jezui?
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Jezui lind në një stallë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Lindja e Jezuit: Ku dhe kur?
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Jezu Krishti—Foshnjë apo mbret i fuqishëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 70 f. 166-f. 167 par. 2
Engjëjt lajmërojnë barinjtë për lindjen e Jezuit

MËSIMI 70

Engjëjt lajmërojnë lindjen e Jezuit

Sundimtari i Perandorisë Romake, Cezar Augusti, i urdhëroi të gjithë judenjtë të ktheheshin në vendlindje që të regjistroheshin. Prandaj Jozefi dhe Maria udhëtuan për në Betlehem, nga ishte me origjinë Jozefi. Ishte koha që Maria priste të lindte.

Kur mbërritën në Betlehem, i vetmi vend që gjetën për t’u strehuar ishte një stallë. Atje Maria lindi djalin e saj, Jezuin. Ajo e mbështolli me pelena dhe e vuri me kujdes në një grazhd.

Afër Betlehemit, disa barinj po kalonin natën jashtë për të ruajtur kopetë e tyre. Befas iu shfaq një engjëll dhe lavdia e Jehovait shndriti përreth barinjve. Ata u frikësuan, por engjëlli u tha: ‘Mos kini frikë. Kam lajme emocionuese. Sot në Betlehem lindi Mesia!’ Në çast, në qiell u shfaqën shumë engjëj që thërritnin: ‘Lavdi Perëndisë në qiell dhe paqe në tokë!’ Pastaj engjëjt u larguan. Si reaguan barinjtë?

Ata i thanë njëri-tjetrit: ‘Hajde të shkojmë me vrap në Betlehem.’ Barinjtë nxituan dhe gjetën në stallë Jozefin, Marinë dhe foshnjën e sapolindur.

Të gjithë ata që dëgjuan çfarë u kishte thënë engjëlli barinjve, u mrekulluan. Maria mendoi thellë për fjalët e engjëllit dhe nuk i harroi kurrë. Barinjtë u kthyen te kopetë duke falënderuar Jehovain për tërë ato që panë e dëgjuan.

«Nga Perëndia erdha dhe jam këtu. Nuk erdha me nismën time, por Ai më dërgoi.»—Gjoni 8:42

Pyetje: Si e lajmëruan engjëjt lindjen e Jezuit? Kë gjetën barinjtë në Betlehem?

Luka 2:1-20; Isaia 9:6

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo