KËNGA 161
S’kam tjetër kënaqësi!
1. Në Jordan, kur doli nga uji,
qielli tha: «Ky ësht’ Biri im!»
Kjo i dha një zemër luani,
i mëkoi një qëllim.
Zell’ i flakt’ në shpirt e përpiu,
Emrit tënd iu bë mburoj’.
Për drejt’sin’ asgjë s’e kurseu,
dua At’, të bëj njëlloj.
(REFRENI)
Vullnetin tënd e kam në gji,
dhe nuk kam tjetër kënaq’si.
Prandaj këndoj, prandaj gëzoj,
dhe gufoj me dashuri!
Vullnetin tënd e kam në gji,
pran’ teje, At’, gjej ngrohtësi.
Dhe ty të pres, me zjarr e shpres’!
Dit’ e nat’ të thur lavdi,
me kënaq’si!
2. Mora këng’ e valle gëzimi,
kur të njoha ty, Jehova.
S’e kursej për ty gjuhën time,
me dëshir’ të jap gjithçka.
Sa kuptim ka marr’ jeta ime,
që kur njoha vll’azërin’!
Emrin tënd të mir’ e të bukur,
jam krenar që mbaj mbi shpin’.
(REFRENI)
Vullnetin tënd e kam në gji,
dhe nuk kam tjetër kënaq’si.
Prandaj këndoj, prandaj gëzoj,
dhe gufoj me dashuri!
Vullnetin tënd e kam në gji,
pran’ teje, At’, gjej ngrohtësi.
Dhe ty të pres, me zjarr e shpres’!
Dit’ e nat’ të thur lavdi,
me kënaq’si!
S’kam tjetër kënaq’si!
(Shih edhe Psal. 40:3, 10.)