ABIMAELI
Një pasardhës i Semit nga Arpakshadi. I ati ishte Joktani. Vëllai i Joktanit ishte Pelegu, një paraardhës i Abrahamit. (Zn 10:28; 1Kr 1:17-27) Ka shumë mundësi që Abimaeli dhe 12 vëllezërit e tij të ishin paraardhësit e 13 fiseve arabe që u vendosën në Gadishullin Arabik.