ABISHUAI
[ndoshta: ati është ndihmë].
1. Beniaminit nga familja e Belahut. (1Kr 8:1-4) Megjithëse në pamje të parë duket sikur ishte biri i Belahut, mospajtimet ndërmjet tregimeve të Numrave 26:40, 1 Kronikave 7:7 dhe 1 Kronikave 8:1-4 i kanë shtyrë disa të mendojnë se fjala ‘bij’ nënkupton «pasardhës».
2. I biri i Finehasit dhe stërnipi i Aaronit. Ai ishte i ati i Bukit. (1Kr 6:4, 5, 50, 51) Nga Ezdra 7:1-5 del se ai ishte një nga paraardhësit e Ezdrës. Në një vepër të tij, Jozef Flavi e quan kryeprift Abishuain (që quhet Abiezer në Vëllimin V). (Antikitete judaike, V, 361, 362 [xi, 5]; VIII, 12 [i, 3]) Nëse hipoteza e tij pranohet, Abishuai do të ishte kryeprifti i katërt i Izraelit. Kjo do të ishte në harmoni me premtimin që Jehovai i bëri Finehasit, të atit të Abishuait, sipas të cilit priftëria nuk do të largohej nga familja e tij.—Nu 25:11-13.