ADIELI
[Perëndia është stoli].
1. I ati i Azmavetit, të cilin mbreti David e caktoi të mbikëqyrte shtëpinë e thesarit mbretëror.—1Kr 27:25, 31.
2. Një nga prijësit e fisit të Simeonit, i cili, në shekullin e tetë p.e.s., kur në Judë mbretëronte Hezekia, mori pjesë në dëbimin e kamitëve nga rajoni afër Gedorit.—1Kr 4:36, 38-41.
3. Prift nga linja e Aaronit, biri i Jahzerahut nga shtëpia atërore e Imerit. I biri, Masaji, shërbeu në Jerusalem pasi u kthye nga mërgimi në Babiloni.—1Kr 9:12.