AGABI
Profet i krishterë, i cili bashkë me profetë të tjerë, zbriti nga Jerusalemi në Antioki të Sirisë vitin kur atje gjendej Pavli.
Nëpërmjet frymës, Agabi paratha «se në gjithë tokën e banuar do të vinte pas pak një zi buke e madhe». (Ve 11:27, 28) Siç thotë tregimi, profecia u përmbush gjatë mbretërimit të perandorit Klaud (41-54 të e.s.). Këtë ‘zi buke të madhe’ e përmend edhe historiani jude, Jozef Flavi.—Antikitete judaike, XX, 51 (ii, 5); XX, 101 (v, 2).
Para se Pavli të përfundonte udhëtimin e fundit misionar (rreth vitit 56 të e.s.), Agabi shkoi ta takonte në Cezare për t’i parathënë se do ta arrestonin në Jerusalem. Ai i ilustroi fjalët e tij duke u lidhur këmbë e duar me brezin e Pavlit.—Ve 21:8-11.