AHIMANI
1. Vëllai i Sheshait dhe i Talmait. Ka të ngjarë që Ahimani, Sheshai dhe Talmai të ishin përfaqësues të tri familjeve anakime që banonin në Hebron në vitin 1512 p.e.s. kur izraelitët dërguan vëzhgues në Kanaan. (Nu 13:22, 28, 33) Shumë vite më vonë Kalebi dhe judenjtë fitimtarë i shpronësuan këta anakimë.—Js 14:10-15; 15:13, 14; Gjy 1:10.
2. Levit dhe derëtar i besueshëm në Jerusalem pas kthimit nga mërgimi në Babiloni.—1Kr 9:17, 18.