AHIRAI [ndoshta: vëllai im është shok (mik)]. Biri i Enanit dhe prijësi i fisit të Neftalit gjatë kohës kur Izraeli endej nëpër shkretëtirë. Njësoj si prijësit e tjerë, edhe ai dha një kontribut për përurimin e altarit.—Nu 1:15; 2:29; 7:1-3, 78; 10:27.