BAAL-TAMARI
[pronar i palmës].
Vend afër Gibeahut ku luftëtarët izraelitë u rreshtuan në formacion luftimi kundër fisit të Beniaminit në një betejë të përgjakshme që u provokua nga një krim seksual i pështirë. Një pjesë e forcave të Izraelit u mblodhën në Baal-Tamar, kurse të tjerët u zunë pritë beniaminitëve. (Gjy 19:25-28; 20:33) Vendndodhja e Baal-Tamarit nuk dihet me saktësi.