BEKERI
[deve e re mashkull].
1. Bir i Beniaminit që në listën e pasardhësve të Jakobit te kapitulli 46 i Zanafillës përmendet i dyti. (Shih Zn 46:21; 1Kr 7:6.) Bekeri nuk përmendet në listat gjenealogjike të Numrave 26:38 dhe 1 Kronikave 8:1, 2. Sipas 1 Kronikave 7:8, 9, nga nëntë bijtë e vet, të gjithë krerë familjesh, erdhën 20.200 pasardhës, «burra trima e të fuqishëm».
2. Kreu i familjes së bekeritëve (bekerajve, DSF) nga fisi i Efraimit.—Nu 26:35.