ELIZABETA
[gr., Eleisábet, nga heb., ʼE·li·shévaʽ që do të thotë «Perëndia im është bollëk; Perëndi i bollëkut»].
Gruaja e priftit Zakaria dhe nëna e Gjon Pagëzorit. Ajo ishte grua me frikë Perëndie. Vetë Elizabeta ishte nga familja priftërore e levitit Aaron. Ajo dhe i shoqi ishin mjaft të shkuar në moshë kur engjëlli Gabriel iu shfaq Zakarisë në të Shenjtën e tempullit dhe i tha se Elizabeta do të lindte një djalë që do të quhej Gjon. Si mbeti shtatzënë, Elizabeta nuk doli nga shtëpia për pesë muaj. Muajin e gjashtë të shtatzënisë atë e vizitoi Maria, një e afërme e saj. Kur hyri Maria, Gjoni hovi në barkun e Elizabetës dhe ajo, plot me frymë të shenjtë, e bekoi Marinë dhe frytin e barkut të saj duke e quajtur «nëna e Zotërisë tim».—Lu 1:5-7, 11-13, 24, 39-43.