GENUBATI
Bir i Hadadit, princit edomit. Gjatë mbretërimit të Davidit, ushtria e kryesuar nga Joabi pushtoi Edomin dhe Hadadi ia mbathi për në Egjipt. Atje gjeti hir në sytë e faraonit, që i dha për grua kunatën e vet. Ajo i lindi Hadadit një djalë, Genubatin, i cili u rrit bashkë me bijtë e faraonit.—1Mb 11:14-20.