HANATONI
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «të tregosh miratim; të jesh hirmadh»].
Qytet kufitar i Zabulonit. (Js 19:10, 14) Tani për tani, shumica e studiuesve e lidhin me Tell-el-Bedevijehun (Tel-Hanatonin), rreth 10 km në veri-veriperëndim të Nazaretit. Hanatoni del në dokumentet e mbretit asirian Tiglath-Pileseri III, si edhe në Pllakat e Amarnës.