HEZIRI
[derr; derr i egër].
1. Prift, shtëpia atërore e të cilit u zgjodh me short si ndarja e 17-të prej 24 ndarjeve priftërore që u organizuan nga fundi i mbretërimit të Davidit.—1Kr 24:1, 3, 5-7, 15.
2. Një nga «krerët e popullit» pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, mbështeti rezolutën e bërë gjatë kohës së Nehemisë për t’i qëndruar besnikë Jehovait.—Ne 9:38; 10:1, 14, 20.