JEHOZABADI
[ka të ngjarë: Jehovai ka dhënë dhunti].
1. I dyti nga tetë bijtë e Obed-Edomit; ishte një nga derëtarët e shenjtërores.—1Kr 26:1, 4, 5, 13, 15.
2. Komandant me 180.000 luftëtarë në ushtrinë e mbretit Jehozafat.—2Kr 17:17, 18.
3. Bashkëfajtor në vrasjen e Jehoasit, mbretit të Judës. Jehozabadi dhe Jozahari, shërbëtorë të Jehoasit, e vranë mbretin sepse kishte ekzekutuar Zakarinë, birin e Jehojadës. Ata i vrau Amaziahu, biri dhe pasuesi i Jehoasit. Jehozabadi ishte biri i një moabiteje me emrin Shimrita dhe i Shomerit.—2Mb 12:20, 21; 2Kr 24:20-22, 25-27; 25:1, 3.