LEBONAHU
Vend që përmendet si pikë referimi për vendndodhjen e Shilohut. (Gjy 21:19) Tani për tani mendohet se ishte në El Luban (Luban-Sharkija), rreth 5 km në perëndim-veriperëndim të vendndodhjes së mundshme të Shilohut. Gjithsesi, meqë Bibla thotë se Shilohu ndodhej «në jug të Lebonahut», ndoshta në fillim qyteti ishte më në lindje të vendndodhjes së mundshme.