MILOJA
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «mbush»].
«Shtëpia e Milos» («Beth-Milo», AT, JB, RS ) mund të ketë qenë një fortesë ose citadelë dhe mbase ishte ‘kulla e Sikemit’. Me sa duket, burrat e ‘shtëpisë së Milos’ ndihmuan që Abimeleku të bëhej mbret. Fjalët profetike të Jotamit, birit të Gideonit, tregonin se «shtëpia e Milos» do të shkretohej nga Abimeleku. Këto u përmbushën kur Abimeleku i vuri zjarrin bodrumit të shtëpisë së El-Beritit, dhe të gjithë ata që ishin strehuar aty vdiqën.—Gjy 9:6, 20, 46-49.