MOLADAHU
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «lind; bëj»].
Një nga qytetet në jug të Judës që i ra me short Simeonit. Moladahu ishte pronë e këtij fisi të paktën deri në mbretërimin e Davidit. (Js 15:21, 26; 19:1, 2; 1Kr 4:24, 28, 31) Pas mërgimit, judenjtë e ripopulluan vendin.—Ne 11:25, 26.
Vendndodhja e Moladahut nuk mund të përcaktohet me siguri.