OHOLIBA
[tenda ime (e adhurimit) është tek ajo].
Në kapitullin e 23-të të Ezekielit, pabesia e Jerusalemit ndaj Jehovait paraqitet në mënyrë alegorike me anë të prostitutës Oholiba. Domethënia e emrit Oholiba duket se lidhet me faktin që tenda e Jehovait ose shenjtërorja ishte në territorin e Jerusalemit. (Krahaso OHOLA.) Megjithatë, në vend që ta çmonte këtë fakt dhe të mësonte nga dënimi që mori për jobesnikëri e motra, Ohola (Samaria), Oholiba jo vetëm vazhdoi të ishte jobesnike siç kishte qenë në Egjipt, por u soll edhe më keq se e motra. Ajo u dha e tëra pas idhujtarisë dhe lidhi aleanca politike me asirianët e babilonasit. Për pasojë, Jehovai paratha se ish-dashnorët e saj, babilonasit, do t’i suleshin e do ta kthenin në një gjë që ‘do t’i tmerronte të tjerët’.