BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Omri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Omri
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Tibni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ginati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Tirza
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gibetoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

OMRI

1. I pesti nga nëntë bijtë ose pasardhësit e Bekerit, birit të Beniaminit.​—1Kr 7:6, 8.

2. Princ i fisit të Isakarit gjatë mbretërimit të Davidit; bir i Mikaelit.​—1Kr 27:18, 22.

3. Mbreti i 6-të i mbretërisë dhjetëfisëshe të Izraelit. Nuk dihet asgjë për paraardhësit e tij, as emri i të atit apo i fisit të tij. Omri themeloi dinastinë e 3-të të Izraelit (që pasoi atë të Jeroboamit dhe të Baashës). I biri, Akabi, dhe nipërit e tij, Ahaziahu e Jehorami, hipën në fron pas tij dhe që të katërt mbretëruan gjithsej rreth 46 vjet (rr. 951-905 p.e.s.). Mbesa e Omrit, Atalia, mbretëroi 6 vjet në Judë. (2Mb 8:26; 11:1-3; 2Kr 22:2) Në Obeliskun e Zi të Shalmaneserit III, Jehu, që shfarosi shtëpinë e Akabit dhe themeloi dinastinë pasardhëse të Izraelit, quhet «bir [d.m.th. pasues] i Omrit». (Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 281) Në fakt, për të himnizuar fuqinë e tij, asirianët vazhduan ta quanin Izraelin «vendi i Omrit», kurse mbretërit e Izraelit «shtëpia e Omrit» për shumë kohë pasi pasardhësit e tij nuk ishin më mbretër.

Omri nuk ishte trashëgimtar i fronit, por e mori me fuqinë e shpatës. Ai kishte qenë kreu i ushtrisë së Izraelit gjatë mbretërimit të Elahut (e ndoshta të paraardhësit të tij, Baashës) kur Zimri, kreu që mbikëqyrte gjysmën e karrocave, rrëzoi nga froni Elahun, u bë mbret në vend të tij dhe shfarosi shtëpinë e miqtë e Baashës. Sa e mori vesh këtë gjë ushtria izraelite që kish dalë për të luftuar kundër filistinëve në Gibeton, «tërë Izraeli», pa dyshim krerët e fiseve «në kamp», e bënë Omrin mbret. Sakaq ata u tërhoqën nga Gibetoni dhe iu vërsulën Tirzahut, kryeqytetit të Zimrit. Kur kuptoi se ishte i pashpresë, Zimri i vuri flakën shtëpisë së mbretit duke u djegur edhe vetë brenda. Kështu i dha fund në mënyrë tragjike mbretërimit të tij që zgjati veç 7 ditë.​—1Mb 16:8-20.

Megjithatë u shfaq një rival i ri i Omrit, Tibni, biri i Ginatit. Populli mbeti i përçarë për rreth 4 vjet. Gjatë kësaj periudhe shpërtheu një luftë civile që zgjati derisa përkrahësit e Omrit mundën ata të Tibnit, duke i dhuruar Omrit sundimin e padiskutueshëm. Zimri vdiq vitin e 27-të të mbretërimit të Asës në Judë (rr. 951 p.e.s.). (1Mb 16:15-18) Në fund, vitin e 31-të të mbretërimit të Asës (rr. 947 p.e.s.), vdiq edhe Tibni në një mënyrë që nuk tregohet, duke e lënë Omrin sundimtar të vetëm për 8 vjet.​—1Mb 16:21-23, 29; shih KRONOLOGJIA.

Omri shquhet si një mbret që bëri ‘vepra të fuqishme’. (1Mb 16:27) Sipas Gurit të Moabit (rreshtat 4 deri në 8), Omri e nënshtroi Moabin dhe ky sundim vazhdoi edhe në kohën e mbretit Akab. (2Mb 3:4) Nga gjysma e mbretërimit, Omri vendosi që kryeqyteti i tij të mos ishte më Tirzahu, vendim i mençur nëse mbajmë parasysh sa lehtë e kishte shtënë në dorë këtë qytet. Ai bleu nga Shemeri malin që ishte pronë e tij dhe mjaft i përshtatshëm për t’u kthyer në fortifikatë, e atje ndërtoi një qytet të ri, Samarinë, që u bëri ballë mjaft rrethimeve të gjata. (1Mb 16:23, 24) Në mbishkrimet kuneiforme ai quhet themeluesi i saj dhe ishte vendi ku u varros. (1Mb 16:28) Gjatë mbretërimit të tij, Omri pësoi disa humbje. Për shembull, iu desh t’i dorëzonte disa qytete mbretit të Sirisë (1Mb 20:34) dhe t’i paguante haraç Asirisë (i pari mbret i Izraelit që e bëri këtë gjë).

Në fushën fetare, Omri i kontribuoi të tatëpjetës që kishte marrë mbretëria veriore, duke vazhduar idhujtarinë e Jeroboamit. Në fakt, ai «vazhdoi të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe veproi më keq se të gjithë ata që kishin qenë para tij». (1Mb 16:25, 26) Rreth 200 vjet më vonë, Jehovai e dënoi Izraelin me anë të Mikesë për faktin që kishte ndjekur «ligjet e Omrit».​—Mi 6:16.

4. Burrë nga fisi i Judës; pasardhësi i tij banoi në Jerusalem pasi u kthye nga mërgimi në Babiloni.​—1Kr 9:3, 4.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo