RAMOTI
[ka të ngjarë: vende të ngritura; nga rrënja e fjalës që do të thotë «ngre»].
1. Qytet levit në territorin e Isakarit. (1Kr 6:71-73) Me sa duket, është po ai qytet që quhej Remet dhe Jarmuth (nr. 2). (Js 19:17, 21; 21:27-29) Tani për tani mendohet se Ramoti ndodhej në Kokab-el-Hava (Kokhav-ha-Jarden), në një rrafshnaltë rreth 10 km në veri të Beth-Sheanit.
2. ‘Ramoti i jugut’ te 1 Samuelit 30:27 me sa duket është ‘Baalath-Beeri, Ramahu i Jugut’ i përmendur te Josiu 19:8. Duhej të ishte në Negeb.—Shih RAMAHU nr. 2.
3. Qytet në Galaad, në lindje të lumit Jordan. (Js 20:8) Me kohë, u quajt Ramot-Galaad.—Shih RAMOT-GALAADI.