LUMI I EGJIPTIT
Jehovai premtoi se do t’i jepte farës së Abrahamit vendin «nga lumi i Egjiptit» deri në lumin Eufrat. (Zn 15:18) Në përgjithësi komentuesit mendojnë se «lumi i Egjiptit» ishte «lugina e përroit të Egjiptit», që sot e lidhin me Vadi-el-ʽArishin në gadishullin e Sinait, i cili derdhet në detin Mesdhe, rreth 150 km në lindje të Port-Saidit. (Shih LUGINA E PËRROIT TË EGJIPTIT.) Te 1 Kronikave 13:5, në disa përkthime thuhet «lumi [shiħòhr] i Egjiptit» (BR, La, AT), dhe ka të ngjarë që edhe këtu të bëhet fjalë për Vadi-el-ʽArishin. Megjithatë, një mundësi tjetër është që të dyja shkrimet i referohen një dege të Nilit.—Shih SHIHORI.