SEKU
Me sa duket, emri i një vendi me një sternë të madhe, në të cilin Sauli pyeti ku ishin Davidi dhe Samueli. (1Sa 19:21, 22) Seku ishte afër Ramahut, por sot nuk dihet vendndodhja e saktë. Duke u nisur nga disa dorëshkrime greke dhe latine, disa studiues preferojnë shprehje të tilla si, «lëmi në kodrën [lartësinë] e zhveshur» në vend të emrit të përveçëm «Seku».—JB, AT.