SIHARI
Qytet i Samarisë dhe vendi ku gjendej burimi i Jakobit. Ishte «afër fushës që Jakobi i dha të birit, Jozefit», pranë Sikemit. (Gjo 4:5, 6; krahaso Js 24:32.) Kodiku Sinaitik Siriak thotë «Sikem» në vend të «Sihar». Megjithatë, dorëshkrimet më të mira greke mbështetin variantin «Sihar». Disa shkrimtarë jobiblikë të lashtësisë bëjnë një dallim mes Sikemit dhe Siharit, të tjerë jo. Nga gërmimet e kohëve të fundit, disa kanë hedhur idenë se vendndodhja e Siharit mund të ishte fshati ʽAskar, që gjendet 700 m në veri-verilindje të burimit të Jakobit dhe rreth 1 km në verilindje të Sikemit.