ZAREFATI
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «rafinoj»].
Qytet fenikas që në kohën e Elijas ‘i përkiste’ Sidonit ose varej prej tij. Në Zarefat profetin e mikpriti një vejushë e varfër. Gjatë një zie të madhe buke, asaj nuk i mbaruan mielli e vaji falë një mrekullie dhe Elija, me fuqinë e Perëndisë, i ringjalli të birin e vdekur. (1Mb 17:8-24; Lu 4:25, 26) Më vonë, ky qytet shënonte skajin e ish-territorit kananit që, siç ishte parathënë, do ta merrnin izraelitët e mërguar. (Ab 20) Emri i tij është ruajtur në emrin e Sarafandit, rreth 13 km në jug-jugperëndim të Sidonit, edhe pse vendndodhja e lashtë mund të ketë qenë pak më tej në bregdetin e Mesdheut.