BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Ziba

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ziba
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Mefibosheti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A je ndier ndonjëherë i mënjanuar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Davidi tregoi dashuri besnike
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Ata përballuan gjemba në mish
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

ZIBA

Shërbëtori i shtëpisë së Saulit. Kur Davidi e pyeti, ai i tregoi për Mefiboshetin, djalin e çalë të Jonatanit. Davidi e mori Mefiboshetin në Jerusalem dhe caktoi Zibën, 15 bijtë dhe 20 shërbëtorët e tij të kujdeseshin për trashëgiminë e Mefiboshetit. (2Sa 9:2-12 [Shprehja «në tryezën time» në 2Sa 9 vargun 11 në përgjithësi mendohet si gabim kopjimi dhe duhej të ishte «në tryezën e Davidit»; një tjetër mundësi është që Ziba mund të ketë përsëritur saktësisht fjalët e Davidit.]) Kur Davidi ia mbathi nga Jerusalemi për shkak të rebelimit të Absalomit, Ziba i çoi ushqime dhe kafshë, për të cilat ai kishte mjaft nevojë, por nuk e mori me vete Mefiboshetin, megjithëse ai donte shumë të shkonte. Ziba i tha Davidit se Mefibosheti qëndroi qëllimisht në Jerusalem, në pritje për të marrë mbretërinë si pjesëtar i shtëpisë së Saulit. Atëherë, pa e hetuar çështjen më gjatë, Davidi ia kaloi Zibës pronat e Mefiboshetit.​—2Sa 16:1-4.

Kur Davidi u kthye në Jerusalem pas shtypjes së rebelimit, Ziba ishte ndër të parët që e priti. Më pas, Davidin e takoi edhe Mefibosheti, i cili i uroi mirëseardhjen dhe i tregoi për dredhinë e shpifjen e Zibës. Nën dritën e këtyre fakteve të reja, Davidi vendosi që prona të ndahej mes Mefiboshetit dhe Zibës. Megjithatë, Mefibosheti tha: «Tani që zotëria im, mbreti, ka ardhur në paqe në shtëpinë e vet, le ta marrë të tërën ai [Ziba].»​—2Sa 19:17, 24-30.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo