ZOHELETI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «zvarranik»].
Një gur buzë En-Rogelit; veç kësaj, nuk dihet gjë tjetër për vendndodhjen e tij. Pranë «gurit të Zoheletit», Adonijahu bëri flijime dhe shumë burra të shquar të Izraelit e shpallën mbret. Megjithatë, tentativa e tij arrogante për të pasuar Davidin në fron doli huq.—1Mb 1:9, 10, 25, 49, 50.