ZUFI
[ndoshta: huall].
1. Levit kehathit, paraardhës i Samuelit. (1Sa 1:1; 1Kr 6:33-38) Quhej edhe Zofai, një variant tjetër i të njëjtit emër.—1Kr 6:26.
2. ‘Vend’ jashtë territorit të Beniaminit ku shkoi Sauli ndërsa kërkonte gomaricat e babait të tij. Në një qytet të Zufit, Sauli takoi për herë të parë Samuelin. (1Sa 9:3-6, 15-18) Vendndodhja e saktë e Zufit nuk dihet.