BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/1 f. 32
  • «Rrënjë që nuk mund të shkulen»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Rrënjë që nuk mund të shkulen»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/1 f. 32

«Rrënjë që nuk mund të shkulen»

NDËR organizmat e gjalla më të mëdha dhe më të vjetra të botës, janë sekuotë e Kalifornisë. Këto mrekulli madhështore arrijnë në 90 metra lartësi dhe mund të jetojnë më tepër se 3000 vjet.

Megjithëse pamja e një sekuoje është madhështore, sistemi i rrënjëve të saj të padukshme është po aq madhështor. Sekuoja ka një shtrirje të sheshtë të rrënjëve që mbulon një sipërfaqe prej rreth 1.2-1.6 hektarë. Ky sistem gjigant rrënjësh krijon një ankorim të fortë madje edhe përballë përmbytjeve apo erërave të forta. Sekuoja mund t’i rezistojë madje edhe një tërmeti të fuqishëm!

Mbreti Solomon zgjodhi si metaforë në një nga proverbat e tij sistemin e fortë të rrënjëve të një peme. «Asnjeri nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë—tha ai—por të drejtët kanë rrënjë që nuk mund të lëvizin». (Proverbat 12:3, The New English Bible) Po, të ligjtë janë në një truall të lëkundshëm. Çdo sukses që ata duket se e arrijnë është thjesht i përkohshëm, sepse Jehovai premton se «vetë shpresa e të ligjve do të shkatërrohet.»​—Proverbat 10:28, BR.

Ky është një paralajmërim për ata që pohojnë se janë të krishterë, sepse Jezui tha se disa nuk do të kenë «rrënjë» në vete dhe do të pengohen. (Mateu 13:21) Për më tepër, apostulli Pavël shkroi rreth personave të cilët do të jenë «të hedhur andej këndej nga çdo erë e mësimit të rremë». (Efesianëve 4:14) Si mund të parandalohet kjo?

Ashtu si rrënjët e një sekuoje që shtrihen gjerësisht në tokën ushqyese, po ashtu edhe zemrat dhe mendjet tona duhet të rrëmojnë thellësisht në Fjalën e Perëndisë dhe të marrin prej saj ujërat jetëdhënëse. Kjo do të na ndihmojë të zhvillojmë një besim të rrënjosur mirë. Natyrisht, ne do t’i ndiejmë efektet e sprovave të stuhishme. Si një pemë, ne mund të trembemi në fatkeqësi. Por nëse besimi është i mbjellur mirë, ne do të provojmë se kemi «rrënjë që nuk mund të lëvizin.»​—Krahaso Hebrenjve 6:19.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo