BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/5 f. 3-4
  • Kush është pas gjithë kësaj?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush është pas gjithë kësaj?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai: Kush është Ai?
    Jehovai: Kush është Ai?
  • Intervistë me një biokimist
    Zgjohuni!—2006
  • Kush mund të na tregojë?
    Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
  • Admironi projektin, mësoni për Projektuesin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/5 f. 3-4

Kush është pas gjithë kësaj?

DUKE çarë rrugën përmes xhunglës në Kamboxhia, Henri Muo, një eksplorues francez i shekullit të 19-të, arriti në një hendek të gjerë ujor që rrethonte një tempull. Pothuajse një kilometër larg vendit ku kishte qëndruar, pesë kullat e tempullit ngriheshin me një lartësi mbi 60 metra. Ishte Angkor Uat, monumenti fetar më i madh në tokë. Kur e zbuloi Muo, tashmë ai u kishte rezistuar agjentëve atmosferikë që prej shtatë shekujsh.

Sa e pa, Muo mundi të thoshte se strukturat e mbuluara me myshk ishin vepër e duarve të njeriut. «I ngritur nga ndonjë Mikelanxhelo i lashtë, ai është më i madh se çdo gjë që na është lënë nga Greqia ose Roma»,—shkroi ai. Megjithëse të braktisura për shekuj të tërë, ai nuk pati asnjë dyshim se pas strukturave madhështore, ndodhej një projektues.

Është interesante që një libër mençurie i shkruar shekuj më parë, përdori një arsyetim të ngjashëm për të shpjeguar se përse bota përreth nesh duhet të jetë produkt i një Projektuesi. Ajo duhet të jetë krijuar. Apostulli Pavël shkroi: «Çdo shtëpi ndërtohet prej dikujt, por ai që ka ndërtuar gjithçka është Perëndia.» (Hebrenjve 3:4) Disa mund të mos jenë dakord me këtë analogji, duke thënë: ‘Vepra e natyrës është ndryshe nga ajo e bërë prej dorës së njeriut.’ Megjithatë, jo të gjithë shkencëtarët janë dakord me këtë kundërshtim. Pasi pranon se «sistemet biokimike nuk janë objekte pa jetë», Majkëll Bihi, profesor biokimie në Universitetin Lihaj, pyet: «A mund të jenë projektuar në mënyrë inteligjente sistemet e gjalla biokimike?» Ai vazhdon të tregojë se tani shkencëtarët janë duke projektuar ndryshime bazë në organizmat e gjalla, nëpërmjet metodave të tilla, si inxhinieria gjenetike. Qartë, si gjërat pa jetë, ashtu edhe ato me jetë, mund të projektohen dhe të drejtohet prodhimi i tyre! Duke rrëmuar në botën mikroskopike të qelizave të gjalla, Bihi flet për sistemet me një kompleksitet mahnitës, të formuara nga përbërës që për të funksionuar, varen nga njëri-tjetri. Përfundimi i tij: «Rezultati i këtyre përpjekjeve që sa vijnë e shtohen, për të hetuar qelizën, për të hetuar jetën në nivel molekular, është një thirrje e fortë, e qartë dhe e mprehtë ‘projekti’.»

Ngjashëm, kozmologët dhe fizikanët e kanë vrojtuar me vëmendje botën dhe universin dhe kanë dalë me disa fakte të habitshme. Për shembull, tani ata e dinë se nëse do të kishte ndodhur qoftë edhe një ndryshim tepër i vogël në vlerën e ndonjërës prej konstanteve universale, universi do të ishte i pajetë.a Kozmologu Brandon Karter i quajti këto fakte, kombinime të habitshme të rastit. Por nëse ti do të hasje një seri kombinimesh të tilla të mistershme dhe të ndërlidhura, a nuk do të dyshoje të paktën se pas tyre ndodhej dikush?

Në të vërtetë, ekziston një Projektues pas gjithë këtyre sistemeve komplekse dhe «kombinimeve të rastit» të sinkronizuara në mënyrë të shkëlqyer. Kush? «Ta identifikosh projektuesin me anë të metodave shkencore, mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë»,—pranon profesori Bihi dhe ia lë «filozofisë dhe teologjisë» të përpiqet për t’iu përgjigjur pyetjes. Ti personalisht mund të mendosh se kjo pyetje s’ka të bëjë fare me ty. Por, nëse do të merrje një pako të mbështjellë bukur, të mbushur pikërisht me ato gjëra që të nevojiteshin, a nuk do të deshe të zbuloje se kush ta ka dërguar?

Ne kemi marrë, si të thuash, një pako të tillë, një pako plot me dhurata të mrekullueshme, që na bëjnë të mundur ta jetojmë dhe ta gëzojmë jetën. Kjo pako është toka me të gjitha sistemet e saj fantastike për ta mbështetur jetën. A nuk duam të zbulojmë se kush na i dha këto dhurata?

Lumturisht, Dërguesi i pakos i bashkangjiti asaj një pusullë. «Pusulla» është libri i lashtë i mençurisë i përmendur më lart: Bibla. Në fjalët e saj hapëse, Bibla i përgjigjet me një thjeshtësi dhe qartësi të jashtëzakonshme pyetjes se kush na e dha pakon: «Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.»—Zanafilla 1:1.

Në «pusullën» e tij, Krijuesi e identifikon veten me emër: «Kjo është ajo që ka thënë Perëndia i vërtetë, Jehovai, Krijuesi i qiejve . . . , Ai që shtron tokën dhe prodhimin e saj, Ai që u jep frymë njerëzve në të.» (Isaia 42:5, BR) Po, Jehova është emri i Perëndisë, i cili projektoi universin dhe që bëri burrin dhe gruan në tokë. Po kush është Jehovai? Ç’lloj Perëndie është ai? Pse duhet ta dëgjojnë të gjithë njerëzit e tokës?

[Shënimi]

a «Konstantet» janë vlera që duket se nuk ndryshojnë në mbarë universin. Dy shembuj janë shpejtësia e dritës dhe lidhja mes gravitetit dhe masës.

[Figura në faqen 3]

Angkor Uat u ndërtua nga njerëzit

[Figura në faqen 4]

Kur merr një dhuratë, a nuk do ta dish se kush e ka dërguar?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo