«Shembull uniteti dhe vëllazërie»
Kështu e përshkroi një grua atë që bënë Dëshmitarët e Jehovait pas humbjes së hidhur që pësoi ajo të një pjesëtari të familjes. Ajo shpjegon:
«Në emrin tim dhe të familjes sime, dëshiroj të falënderoj Dëshmitarët e kongregacionit italian në Freiburg të Gjermanisë. Me përjashtim të vëllait tim Antonio dhe të gruas së tij, Ana, në familjen time nuk jemi Dëshmitarë të Jehovait. Prej shumë kohësh e kemi kritikuar zgjedhjen e tyre fetare, por megjithatë e kemi respektuar.
Por, tani duhet të ndryshojmë mendje. Në fakt, kemi përjetuar një shembull vëllazërie dhe dashurie që kurrë s’do të na e kishte marrë mendja.
Mjerisht, Ana vdiq para kohe në një aksident automobilistik. Meqenëse jetojmë në Itali, patëm mundësi t’i qëndronim afër vëllait tim Antonio dhe fëmijëve të tij deri në njëfarë mase. Por iu gjendën pranë vëllezërit e tij Dëshmitarë. Ata e ndihmuan me praninë e tyre, me fjalët e tyre, me besimin e tyre, si dhe me mbështetjen e tyre fizike, morale dhe ekonomike. Meqenëse nuk mund ta falënderoj personalisht kongregacionin, dëshiroj ta falënderoj nëpërmjet revistës suaj për shembullin e tyre të unitetit dhe vëllazërisë, që nuk kemi për ta harruar.»
Fjalët e përzemërta të kësaj gruaje çmohen. Siç vërejti ajo, Dëshmitarët e Jehovait janë një vëllazëri ndërkombëtare. (1. Pjetrit 2:17) Ata kultivojnë lidhje të forta dashurie mes tyre, duke e ditur se dashuria «është një lidhje e përsosur uniteti». (Kolosianëve 3:14, BR) Edhe në rethanat më tragjike, në të cilat mund të ndodhemi të gjithë, Dëshmitarët e Jehovait kapen fort pas Perëndisë dhe popullit të tij.—Fjalët e urta 18:24; Predikuesi 9:11; Gjoni 13:34, 35.