BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/7 f. 32
  • Udhëheqje për të zgjedhur shokë të mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Udhëheqje për të zgjedhur shokë të mirë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/7 f. 32

Udhëheqje për të zgjedhur shokë të mirë

NË VEND që t’u drejtohen prindërve, të rinjtë u drejtohen moshatarëve të tyre për këshilla mbi veshjen dhe muzikën, thotë një raport në Reader’s Digest. Prandaj, për prindërit është jetësore të dinë se me cilët shoqërohen fëmijët e tyre dhe ku shkojnë.

«Është përgjegjësia juaj të hetoni,—thotë Ezmei fon Rensberg, kryelektore e departamentit të psikologjisë në një universitet afrikano-jugor. Ajo shton: «Ka mundësi që fëmija të mërzitet me ju, por më pas do t’i kalojë.» Pastaj, ajo u jep prindërve sugjerimet e mëposhtme. Rregullat duhet të jenë logjike dhe të kenë parime të qarta ku bazohen; dëgjojeni fëmijën; mos reagoni tepër, por ruani qetësinë dhe kini të qartë në mendje se çfarë doni të thoni. Nëse fëmija tashmë ka miqësi me një shok të padëshirueshëm, përqendrohuni mbi sjelljen e papranueshme që ka nxitur kjo miqësi, në vend që thjesht t’ia ndaloni atij shoqërimin e mëtejshëm.

Në Fjalën e Perëndisë, në Bibël, ka pasur gjithnjë në dispozicion këshilla të shëndosha për prindërit. Për shembull, aty thuhet: ‘Jini të shpejtë në të dëgjuar, të ngadalshëm në të folur dhe të ngadalshëm në zemërim.’ (Jakovit 1:19) Shkrimet japin edhe këtë këshillë të shkëlqyer lidhur me zgjedhjen e shokëve: «Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.» (Fjalët e urta 13:20) Këta shembuj ilustrojnë mençurinë që kanë në dispozicion ata që e lexojnë Biblën me çmueshmëri dhe që zbatojnë atë që thotë ajo në jetën e përditshme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo