BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w01 1/8 f. 32
  • Më i qëndrueshëm se ari i kulluar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Më i qëndrueshëm se ari i kulluar
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
w01 1/8 f. 32

Më i qëndrueshëm se ari i kulluar

ARI është shumë i kërkuar për bukurinë dhe qëndrueshmërinë e tij. Është kaq i dëshiruar për faktin se duket që e ruan pambarimisht shkëlqimin dhe nuk nxihet. Kjo sepse ari u qëndron sulmeve të ujit, oksigjenit, squfurit dhe pothuajse të çdo gjëje tjetër. Shumë punime ari të zbuluara në anije të mbytura dhe në vende të tjera e kanë ende shkëlqimin e tyre, ndonëse kanë kaluar qindra vjet.

Megjithatë, është interesante se Bibla thotë që ka diçka më të qëndrueshme dhe «me një vlerë shumë më të madhe sesa ari që prishet, megjithëse është i provuar me zjarr». (1 Pjetrit 1:7) Ari «i provuar» ose i rafinuar me zjarr dhe me procese të tjera mund të arrijë një pastërti 99,9 për qind. Megjithatë, edhe ari i rafinuar prishet ose tretet po të bjerë në kontakt me ujë mbretëror, një përzierje e tri vëllimeve acidi klorhidrik me një vëllim acidi nitrik. Kështu, nga ana shkencore Bibla është e saktë kur thotë se ‘ari prishet’.

Në dallim me këtë, besimi i vërtetë i krishterë ‘e ruan gjallë shpirtin’. (Hebrenjve 10:39) Njerëzit mund ta vrasin një person me besim të fortë, siç bënë me Jezu Krishtin. Por, atyre që kanë besim të vërtetë u jepet ky premtim: «Tregohu i besueshëm deri në vdekje dhe unë do të të jap kurorën e jetës.» (Zbulesa 2:10) Personat besnikë që vdesin mbeten në kujtesën e Perëndisë, i cili do t’i ringjallë ata. (Gjoni 5:28, 29) Asnjë sasi ari nuk mund ta bëjë këtë. Nga ky këndvështrim, besimi është vërtet me vlerë shumë më të madhe se ari. Megjithatë, që besimi të ketë një vlerë të tillë të pashoqe, edhe ai duhet provuar. Në të vërtetë, Pjetri tha se është «cilësia e sprovuar e besimit» ajo që ka vlerë shumë më të madhe se ari. Dëshmitarët e Jehovait do të ishin të lumtur t’ju ndihmonin që të studionit Biblën, me qëllim që të zhvilloni dhe të mbani një besim të fortë te Perëndia i vërtetë, Jehovai, dhe te Biri i tij, Jezu Krishti. Kjo, sipas Jezuit, «do të thotë jetë e përhershme».—Gjoni 17:3.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo