BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w02 1/6 f. 30
  • Tetragrami në Septuagintë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tetragrami në Septuagintë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
w02 1/6 f. 30

Tetragrami në Septuagintë

EMRI hyjnor Jehova paraqitet me tetragram, domethënë me katër shkronja hebraike יהוה (JHVH). Për shumë kohë mendohej se Tetragrami nuk gjendej në kopjet e Septuagintës, pra, në përkthimin e hershëm grek të Shkrimeve Hebraike. Si rrjedhim, arsyetohej se kur shkrimtarët e Shkrimeve të Krishtere Greke citonin nga Shkrimet Hebraike, nuk duhet të kenë përdorur emrin hyjnor në shkrimet e tyre.

Një numër kërkimesh të bëra gjatë afro njëqind vjetëve të fundit, zbuluan se emri i Perëndisë gjendet në Septuagintë. Në një vepër referimi thuhet: «Kaq e madhe ishte dëshira që të ruhej i saktë emri i shenjtë i Perëndisë saqë judenjtë helenistë, kur përkthenin Biblën Hebraike në greqisht, kopjonin shkronjat e Tetragramit në mes të tekstit greqisht.»

Fragmenti i papirusit i treguar në të majtë është vetëm një nga dëshmitë që kanë mbetur deri më sot. Kjo pjesë e gjetur në Oksirinkus të Egjiptit daton që nga shekulli i parë i e.s. dhe i është caktuar numri 3522.a Me përmasa afro 7 me 10,5 centimetra, ajo përmban një pjesë nga Jobi 42:11,12. Tetragrami, që në fotografi është futur në rreth, është me shkronja të hebraishtes së hershme.b

Kështu, pra, a gjendej emri hyjnor në kopjet e hershme të Shkrimeve të Krishtere Greke? Studiuesi Xhorxh Hauard thotë: «Meqenëse Tetragrami shkruhej ende në kopjet e Biblës Greke [Septuagintës] të cilat përbënin Shkrimet e kishës së hershme, është e arsyeshme të besojmë se shkrimtarët e B[esëlidhjes] së R[e], kur citonin nga Shkrimet, e ruanin Tetragramin në tekstin biblik.» Duket se shumë shpejt pas kësaj kopistët e zëvendësuan emrin hyjnor me tituj të tillë si Kyʹrios (Zotëri) dhe Theosʹ (Perëndi).

[Shënimet]

a Për më shumë informacion rreth papirusit të gjetur në Oksirinkus, shih Kullën e Rojës, të 15 shkurtit 1992, faqet 26-28, anglisht.

b Për rastet e tjera të shfaqjes të emrit hyjnor në versionet e lashta në greqisht, shih Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta, me referime, shtojca 1C, anglisht.

[Burimi i figurës në faqen 30]

Me mirësjelljen e Egypt Exploration Society

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo