Një videokasetë për të prekur zemrat e të rinjve
SHUMË të rinj u nxitën të shqyrtonin seriozisht sjelljen e tyre kur panë videokasetën Të rinjtë pyesin: Si mund të bëj miq të vërtetë?a Në videokasetë gjenden këshilla biblike të shëndosha, shprehje të thëna nga vetë të rinjtë e krishterë dhe një dramë bashkëkohore prekëse, e cila është bazuar te tregimi biblik për Dinën. (Zanafilla, kapitulli 34) Shprehjet e mëposhtme për videokasetën vijnë nga Meksika.
Marta tregon: «U preka thellësisht në zemër kur pashë videokasetën. Dukej sikur ishte bërë tamam për mua. Mendoja se mjaftonte që mësuesit dhe shokët e shkollës të dinin se isha një Dëshmitare e Jehovait, por nuk u dhashë prova për këtë duke u dëshmuar. Jam mirënjohëse për gjithë informacionin që jep Jehovai, sidomos kur na prek aq thellë sa kjo videokasetë.»
Huan Karlosi thotë: «Kjo videokasetë të vë vërtet në mendime. Si i ri, kam bërë disa gabime dhe mund të ngjaj me disa nga personazhet e dramës. Disa vjet më parë bëja një jetë të dyfishtë, por e kuptova që një jetë e tillë mund të sillte pasoja të këqija. Që kur pashë videokasetën kam vendosur t’i qëndroj besnik Jehovait.»
Sulemi pranon: «Kur pashë videokasetën, u emocionova jashtë mase. Më parë, nuk e lexoja Biblën dhe nuk i lutesha shpesh Jehovait. Kur dëgjova komentet e të rinjve në videokasetë, u nxita që të filloja përsëri studimin e Biblës dhe t’i lutesha Jehovait.»
Sot të rinjtë hasin shumë sfida dhe shoqëria që zgjedhin shpesh mund të ndikojë fuqishëm në mënyrën se si e jetojnë jetën. (Psalmi 26:4; Fjalët e urta 13:20) Videokaseta Të rinjtë pyesin: Si mund të bëj miq të vërtetë? po i ndihmon shumë veta të marrin vendime të mira në këtë çështje.
[Shënimi]
a Prodhuar nga Dëshmitarët e Jehovait.