BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w03 1/12 f. 32
  • Sterna që nuk e mbajnë ujin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sterna që nuk e mbajnë ujin
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
w03 1/12 f. 32

Sterna që nuk e mbajnë ujin

NË KOHËT biblike sternat ishin gropa të bëra nga njerëzit, të cilat përdoreshin kryesisht për të ruajtur ujin. Në Tokën e Premtuar, për disa periudha ato ishin mjeti i vetëm për të ruajtur ujin, që ishte i domosdoshëm.

Kur shkroi një shpallje të Perëndisë, profeti Jeremia i përmendi sternat në një kuptim të figurshëm, duke thënë: «Populli im ka kryer dy të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, [e ujërave të gjalla, BR] për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin.»—Jeremia 2:13.

Izraelitët e kishin braktisur Perëndinë e tyre, Jehovain, «burimin e ujërave të gjalla». Për pasojë ata kishin bërë besëlidhje ushtarake të pasigurta me kombet pagane dhe adhuronin perënditë e rreme e të pafuqishme. Siç i krahasoi Jeremia, këto streha ku ata i kishin varur shpresat, dolën se ishin veçse sterna të prishura që nuk mund të mbronin ose të ruanin.—Ligji i përtërirë 28:20.

A mund të nxjerrim ndonjë mësim ne sot nga ky shembull i së kaluarës? Ashtu si në ditët e Jeremisë, Perëndia i përjetshëm, Jehovai, vazhdon të jetë i vetmi Burim ujërash jetëdhënëse. (Psalmi 36:9; Zbulesa 4:11) Vetëm nga ai, me anë të Birit të tij, Jezu Krishtit, njerëzit mund të marrin jetë të përhershme. (Gjoni 4:14; 17:3) Por shumë veta sot, ashtu si njerëzit e kohës së Jeremisë, nuk e pranojnë dhe madje përpiqen ta minojnë fjalën e Perëndisë që është shkruar në Bibël. Ata u besojnë zgjidhjeve politike që u leverdisin, arsyetimeve boshe të njerëzve dhe filozofive e ideologjive të kota që e çnderojnë Perëndinë. (1 Korintasve 3:18-20; Kolosianëve 2:8) Zgjedhja është e qartë. Te kush do të kesh besim ti? A do të kesh besim te ‘burimi i ujërave të gjalla’, pra te Jehovai, apo te ‘sternat e prishura, që nuk e mbajnë ujin’?

[Figura në faqen 32]

Statujë e vogël prej balte e një perëndeshe nënë, gjetur në një varr izraelit

[Burimi]

Fotografi e bërë me lejen e Muzeut Britanik

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo