BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w04 15/8 f. 30-31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Material i ngjashëm
  • «Asnjë nga ju nuk do të vdesë»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Malta
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pavli lundron për në Romë
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
  • Kauda
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
w04 15/8 f. 30-31

Pyetje nga lexuesit

Disa kanë thënë që anija ku ishte Pavli nuk u fundos në ishullin e Maltës, në jug të Sicilisë, por në një ishull tjetër. Ku u fundos në të vërtetë anija?

Kjo pyetje ka të bëjë me një sugjerim të kohëve të fundit se anija ku ishte apostulli Pavël nuk u fundos në Maltë, por në Qefaloni (ose Kefalinia) pranë Korfuzit, në detin Jon, në bregun perëndimor të Greqisë. Tregimi i frymëzuar na thotë se Pavli u nis që nga Cezarea nën ruajtjen e centurionit romak Jul, bashkë me ushtarë të tjerë dhe me disa shokë të vet. Siç ilustrohet në hartë, ata shkuan me anije në Sidon e në Mirë. Pasi ndërruan anije dhe hipën në një anije të madhe me grurë nga Aleksandria e Egjiptit, vazhduan udhëtimin në drejtim të perëndimit për në Knid. Nuk arritën t’i përmbaheshin planit të udhëtimit për të kaluar në detin Egje përgjatë cepit të Greqisë e duke vazhduar në Romë. Erërat e forta i detyruan të shkonin në jug në drejtim të Kretës, për të kërkuar mbrojtje në brigjet e saj. Aty qëndruan në Limanet e Bukura. Pasi ‘morën detin nga Kreta’, anijen ‘e rrëmbeu furishëm’ një «erë e stuhishme e quajtur Euroakuilo». Anija me grurë që ishte e rëndë ‘u përplas me forcë në det’ deri natën e 14-të. Së fundi, të 276 njerëzit që ishin në anije u hodhën në ujë dhe mbërritën në një ishull që teksti grek i Shkrimeve të Shenjta e quan Melite.​—Veprat 27:1–28:1.

Gjatë viteve janë dhënë disa sugjerime për identitetin e ishullit me emrin Melite. Disa kanë menduar se ishte ishulli Melite Ilirika, i njohur tani si ishulli Mlet në detin Adriatik, pranë brigjeve të Kroacisë. Por kjo duket e pamundur, sepse vendndodhja e Mletit, lart në veri, nuk përputhet me fazat e tjera të udhëtimit të Pavlit, domethënë Sirakuzë, Sicili, e pastaj në bregun perëndimor të Italisë.​—Veprat 28:11-13.

Shumica e përkthyesve të Biblës kanë arritur në përfundimin se Melite bën fjalë për ishullin Melite Afrikanus, i njohur tani si Malta. Porti i fundit ku ndaloi anija që kishte në bord Pavlin ishte Limanet e Bukura, në Kretë. Pastaj një erë e stuhishme e detyroi anijen të shkonte në drejtim të perëndimit, drejt Kaudës. Era vazhdoi ta shtynte anijen për shumë ditë. Është krejt e arsyeshme që kjo anije e shtyrë nga erërat të vazhdonte të shkonte më tej në perëndim e të arrinte në Maltë.

Dy autorët e librit Jeta dhe letrat e shën Pavlit (anglisht), Konibari dhe Hausoni, pasi morën parasysh erën që shtyu anijen, si edhe «drejtimin dhe shkallën e shmangies», thanë: «Largësia midis Klaudës [ose Kaudës] dhe Maltës është më pak se 770 kilometra. Gjërat përputhen kaq mirë, saqë duket shumë e vështirë të besojmë se natën e katërmbëdhjetë marinarët iu [afruan] një vendi tjetër, e jo Maltës. Dëshmitë janë të shumta dhe bindëse.»

Ndonëse mund të propozohen vende të tjera, fundosja e anijes në Maltë, siç tregohet në hartën shoqëruese, duket se përputhet me tregimin biblik.

[Harta dhe figura në faqen 31]

(Për tekstin e formatuar, shih botimin)

Jerusalem

Cezare

Sidon

Mirë

Knid

KRETË

KAUDA

MALTË

SICILI

Sirakuzë

Romë

MLET

GREQI

QEFALONI

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo