BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 15/10 f. 32
  • «Ata që zbresin në det me anije»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Ata që zbresin në det me anije»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 15/10 f. 32

«Ata që zbresin në det me anije»

PËRBALLË limanit të Glosterit, në Masaçusets, SHBA, gjendet statuja prej bronzi e një timonieri që përpiqet të drejtojë anijen e tij gjatë një stuhie. Statuja është përmendore në kujtim të mijëra peshkatarëve nga Glosteri që kanë vdekur në det. Në pjesën e poshtme të statujës, në një pllakë përkujtimore aty pranë, janë shkruar fjalët e Psalmit 107:23, 24: «Ata që zbresin në det me anije, që bëjnë tregti në ujërat e paana, shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në thellësi.»​—King James Version.

Të peshkosh në zonat e pasura në peshk në oqeanin Atlantik, është mjaft e rrezikshme. Glosteri tani ka rreth 30.000 banorë, dhe, gjatë viteve, gati 5.368 burra kanë humbur jetën duke peshkuar në det të hapur. Në përmendore shkruhet: «Disa u përpinë nga erërat ulëritëse dhe dallgët vigane që vinin nga verilindja. Të tjerë kanë vdekur të vetmuar, në barkat e vogla, pasi kanë humbur rrugën e janë shkëputur nga anija që i kishte sjellë në vendet e peshkimit. Disa anije janë mbytur në mënyrë tragjike për shkak të stuhive. Të tjerët janë përplasur me avulloret përgjatë rrugëve detare.»

Përmendorja qëndron si një dëshmi e trishtueshme e mundimit dhe e rreziqeve që kanë hasur peshkatarët gjatë shekujve. Imagjinoni lotët e dëshpërimit që janë derdhur për burrat, baballarët, vëllezërit dhe djemtë e humbur! Por, Perëndia Jehova nuk i harron vejushat, jetimët e as ata që kanë humbur jetën në det. Apostulli Gjon foli për këtë ngjarje që do të ndodhë në të ardhmen: «Deti i dorëzoi të vdekurit që gjendeshin në të, vdekja dhe Hadesi i dorëzuan të vdekurit që gjendeshin në ta.» (Zbulesa 20:13) Në kohën e ringjalljes, ata që zbritën «në det me anije» do t’i shohin vërtet «veprat e Zotit» që janë të mrekullueshme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo