BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 1/7 f. 7
  • A ka ndonjë fe që e meriton besimin tënd?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ka ndonjë fe që e meriton besimin tënd?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Si mund ta gjej fenë e vërtetë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Besimi—Shumë i rëndësishëm për një jetë të lumtur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Pse nuk duhet t’i besosh verbërisht fesë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 1/7 f. 7

A ka ndonjë fe që e meriton besimin tënd?

Nëse një fe të ka zhgënjyer, mbase tani e ke të vështirë t’i besosh ndonjë feje tjetër. Por të jesh i sigurt se ekziston një fe që e meriton besimin tënd. Kur ishte në tokë, Jezui mblodhi një grup dishepujsh besnikë dhe u mësoi të jetonin sipas normave të Perëndisë. Por ka ende dishepuj të vërtetë të Krishtit, njerëz të ndërgjegjshëm që përpiqen fort të zbatojnë parimet e krishtere. Ku mund t’i gjesh?

Estela, që u përmend në një artikull të mëparshëm, tregon: «Fillova të mësoj për Biblën vetëm kur nisa të studioja me Dëshmitarët e Jehovait. Nuk m’u desh shumë të kuptoja Gjonin 8:32, i cili thotë: ‘Do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju lirojë.’»

Rei, i përmendur më parë, vëren: «Nga studimi i Biblës me Dëshmitarët e Jehovait kam mësuar se Perëndia nuk është përgjegjës për vuajtjet e njerëzimit. U mbusha me mirënjohje kur kuptova se, ndonëse Perëndia ka arsye të vlefshme pse e lejon ligësinë sot, ai premton se së shpejti do ta eliminojë.»

Pa dyshim, është e vështirë të shkosh kundër rrymës së botës së sotme me norma të ulëta morale. Por, nuk është e pamundur. Shumë njerëz duan ndihmë për të kuptuar Biblën dhe për të zbatuar atë që thotë ajo. Ja pse Dëshmitarët e Jehovait drejtojnë falas studime biblike në shtëpi me miliona veta në mbarë botën. Çdo javë, një mori njerëzish po marrin njohuri për atë që mëson vërtet Bibla. Si rezultat, po i afrohen Krijuesit të tyre dhe po bëjnë jetë më të lumtur.a

Pse të mos i pyesësh Dëshmitarët e Jehovait pse kanë besim te feja e tyre?

Herën tjetër kur të takosh Dëshmitarët e Jehovait, pse të mos i pyesësh pse kanë besim te feja e tyre? Shqyrto mësimet e tyre dhe nëse i zbatojnë ato. Më pas vendos vetë nëse ekziston ndonjë fe së cilës mund t’i besosh.

a Për më shumë informacion, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo